Makina të “çmendura” që nuk do të shiten kurrë

Mund të duket e çuditshme duke qenë se bëhet fjalë për një industri disa miliardë dollarëshe, por prodhuesit e makinave vdesin që të luajnë me projektet e tyre. Ndonjëherë kanë teori teknike që duan t’i vënë në zbatim me patjetër. Ndonjëherë duan të shohin reagimin e klientëve, por ka raste që thjesht duan të jenë në qendër të vëmendjes.

Në vitet 1950 dhe 1960 prototipet e makinave bëheshin vetëm duke parashikuar të ardhmen, ndërsa sot, në një kohë ku prodhuesit e dinë pak më mirë se si do të jetë e ardhmja, ata eksperimentojnë më shumë me ide të tjera, duke i dhënë makinave të tyre pamje e funksione ndonjëherë edhe të çuditshme.

Në këtë kategori futen pothuajse të gjithë prodhuesit e makinave në seri, nga Toyota, te BMW, Audi, Peugeot e Renault. Disa prej tyre, sidomos ato gjermane, kanë një tendencë që të rikthejë në vëmendje konceptet e vjetra, sigurisht të përpunuara, thjesht për faktin që mund ta bëjë këtë, duke treguar se ka një histori të cilën marka të reja, si Lexus, nuk mund ta kenë kurrë…

Edhe markat franceze kanë dëshirë të luajnë me dizajnin, duke prodhuar modele që edhe pse janë shumë të bukura, kanë disa “cilësi” që i bëjnë praktikisht të pashitshme në treg.

Por është e vështirë të mundësh për sa i përket “çmendurisë” markat japoneze, të cilat eksperimentojnë me teknologjinë si askush tjetër dhe nuk kanë frikë të dështojnë. i tillë është rasti i Toyota Setsuna, e bërë e gjitha prej druri. Diçka e bukur, sigurisht, vetëm se duhet të qëndrosh larg zjarreve…

Shkarkoni aplikacionin e A2