Tërmeti që tronditi 6 shtete dhe çau rrugët

Tre tërmete të fuqishëm u shënuan brenda një ore në detin Jon pak pas mesnatës së të enjtes.

Lëkundja më e fuqishme ishte ajo me magnitudë 6.8 ballë, e cila u regjistrua rreth orës 1 të mëngjesit,  36 km në jug të ishullit turistik Zakinthos, në thellësinë e 16.6 km.

Tërmeti u ndje deri në Athinë, Shqipëri, Itali, Maltë, Maqedoni e Libi.

Dy lëkundjet e tjera kishin një intensitet prej 5.1 dhe 5.2 ballë. Instituti kombëtar i gjeofizikës e vullkanologjisë në Greqi, paralajmëroi për mundësinë e një cunami, por më pas alarmi tërhoq.

Paralajmërime pati edhe për brigjet e Kalabrisë, Pulias dhe Sicilisë, ku u aktivizua alarmi portokalli.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Disa foto të publikuara në mediat greke tregojnë çarje të dukshme te tokës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN