Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arrestohet në Spanjë kreu i grupit kriminal “Bajri”

Nga A2 CNN
27 Tetor 2018, 13:05 | Kronikë

Policia spanjolle ka vënë në pranga ditën e sotme shtetasin shqiptar Enver Bajri, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare pasi dyshohet si drejtues i grupit kriminal “Bajri” në Shkodër.

Ky grup kriminal u godit para pak ditësh nga policia shqiptare, i cili sipas kësaj të fundit ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës. Enver Bajri u ndalua në San Huan, Alicante te Spanjës.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro. Enver Bajri është dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Grupi Bajri u godit nga policia e shtetit dhe 11 persona u arrestuan. Grupi Bajri, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Evropë dhe paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda vendit”. E provuar sipas prokurorisë është edhe akuza për dy vrasje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë