Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ikën Xhafaj, gëzon Basha: Fitore e opozitës kundër krimit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2018, 09:40 | Politikë

Për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar këtë zhvillim si një fitore të opozitës.

“Largimi i Fatmir Xhafajt, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi”, shkruan Basha në një postim në Facebook. “Me Fatmir Xhafajn krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë”.

Kryetari i PD mendon se dorëheqja e Xhafajt është vetëm hapi i parë i një serie që do të sjellë rrëzimin edhe të kryeministrit Edi Rama. “Largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha në Facebook.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani