Juventus i “frikshëm” me Ronaldon në formë, Empoli i pafuqishëm

Juventusi me Ronaldon në formë është i frikshëm. Edhe nëse skuadra nuk funksionon si duhet, mjafton që portugezi të jetë në formë dhe i vetëm mund të kthejë ndeshjen.

Kështu ka ndodhur edhe në transfertën ndaj Empolit, ku bardhezinjtë triumfuan në fund me dy gola nga Ronaldo. Juventusi e pa veten në disavantazh në minutën e 28, pasi Empoli kaloi në avantazh me një gol të Caputos, por ishte pikërisht portugezi, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” që përmbysi gjithçka.

Fillimisht një penallti e kthyer në gol dhe më pas një goditje e fuqishme jashtë zonës, e cila nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit mik. Ky tre pikësh e çon Juventusin në kuotën e 28 pikëve, 7 më shumë se Napoli.

Më herët këtë të shtunë, Atalanta u rikthye me një fitore bindëse ndaj Parmës 3-0 në fushën e saj.

Në mbrëmje, Torino-Fiorentina u mbyll në barazim 1-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN