Sondazh: Shqiptarët janë tolerantë fetarë për shkak të:
  • Respektit ndaj tjetrit 68%
  • Mosbesimit 27%
  • Nuk e di 5%

“Rrufe në qiell të hapur”, ministri Xhafaj jep dorëheqjen!

Nga A2 CNN
27 Tetor 2018, 08:40 | Politikë

Mëngjesin e kësaj të shtune, shqiptarët u zgjuan me një lajm të rëndësishëm: Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” në orën 08:25.

Së bashku me dorëheqjen, e cila erdhi si një “rrufe në qiell të hapur”, Kryeministri Rama bëri publik edhe propozimin e tij për ministrinë më të rëndësishme të qeverisë së tij. Ai është Gjeneral, Sandër Lleshi.

https://twitter.com/ediramaal/status/1056069246457995265

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë energji të re pozitive në krye të punëve të brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”.

“Pas më shumë se një viti në krye të ministrisë së brendshme , me vullnetin tim, i kam paraqitur kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falenderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme”, theksonte Xhafaj në postimin e tij.

https://twitter.com/FatmirXhafaj/status/1056218317751488512

Edhe pse kjo lëvizje e bëftë vazhdon të mbetet një mister, Xhafaj falenderoi bashkëpunëtorët, çdo efektiv policie, por edhe ndërkombëtarët që e kishin inkurajuar për të luftuar paligjshmëritë. Siç duket në këtë status te shpërndare nga ministria e brendshme, ka një modifikim për kohën kur është dorëzuar dorëheqja. Në versionin e parë publik përmendet se dorëheqja është dorëzuar dy ditë më parë.

Kjo kohë përkon me momentin kur debati publik u përqendrua tek aksioni policor kundër grupit “Avdylaj”, gjate të cilit u arrestuan edhe dy ish-deputetë socialistë.

Por në këtë fashikull dalin edhe përgjime ndaj Vangjush Dakos që komunikon me anëtarë të grupit “Aavdylaj”. Nga ana tjetër i çuditshëm mbetet fakti që mbrëmjen e të premtes, ish-ministri Saimir Tahiri njoftoi një konferencë, e cila më pas u anulua, por në të cilën mbetet e paqartë se çfarë do të deklarohej. Pas gjithçkaje që ngjan se është nën zhvillim e sipër, vete ish ministri Fatmir Xhafaj u shfaq i qeshur përpara se të hynte ne takimin kortezial me bashkëpunëtorët e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli