Shaqiri lë gjurmë në fitoren e Liverpool

Xherdan Shaqiri vazhdon të shkëlqejë me Liverpoolin e Klopp. Futbollisti kosovar, i cili përfaqëson Zvicrën, la gjurmë duke shënuar një nga 4 golat në fitoren e thellë të Liverpool ndja Cardiff.

Lojtari i kësaj ndeshje ishte Mane, i cili realizoi dy gola, ndërsa një tjetër u shënua nga i përhershme Salah.

Ndeshja ishte 2-1 kur Shaqiri e dërgoi topin në rrjetë. Ai u shërbye brenda zonës dhe më një lëvizje të bukur shmangu kundërshtarin e më pas goditja e tij ishte e pakapshme për portierin e Cardiff.

Me këtë fitore, Liverpool është i pari me 26 pikë, me 8 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje.

Këtë të shtunë në Premier League bie në sy edhe dy fitoren e thella dhe të pastra të Bournemouth në transfertën e Fulham, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Watford ndaj Huddersfield.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN