Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Akrepat shkojnë 60 minuta prapa. Kuriozitete dhe shifra për ndryshimin e orës

Nga A2 CNN
28 Tetor 2018, 08:06 | Aktualitet

Natën mes të shtunës së 27 tetorit e të dielës së 28 tetorit kaluam në orën diellore. Në orën 03:00 akrepat shkuan 60 minuta prapa duke na lejuar të flemë një orë më shumë.

Që nga viti 2002, direktiva e Bashkimit Europian vendosi që të rregullonte ndryshimin e orës 2 herë në vit, verë e dimër, duke vendosur që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit.

Por një raport i parlamentit Europian në vitin 2017 arriti në përfundimin se këto ndryshime duheshin rimarrë në konsideratë. Disa vende jashtë BE-së si Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda e kanë braktisur këtë praktikë.

Argumenti ishte se ndihmon në mbajtjen e një ore të njëjtë duke mos shkaktuar parregullsi në sektorin e transportit.

– 1981, që nëEuropë njihet si ora verore

Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare Italiane të 27 majit të atij viti, saktësonte se masa do të hynte në fuqi më 3 qershor. Gazetat e përditshme të asaj kohe i dedikuan këtij lajmi një hapësirë të vogël, në mes të buletineve të luftës dhe aktualitetit të zhvillimeve të konflikteve botërore.

Ajo që e inspiroi këtë vendim ishte lufta: ora e dritës e fituar në një fazë të “dobishme” të ditës (pasditen e vonë) mund të ishte shumë e dobishme për prodhimin e armëve dhe të municioneve, në koston e një ore drite të humbur në mëngjes herët (moment i konsideruar më pak produktiv). Ndryshimi i orës u vendos dhe u hoq disa herë, derisa duke nisur që nga viti 1966 hyri në fuqi çdo vit.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën, që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon një ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit.

– 543.800.00 kWhështë kursimi vjetor i energjisë i kuantifikuar nga grupi “Terna” për efekt tëndryshimit të orës. Në Italinë fqinje është ekuivalente me nevojat energjetiketë ndriçimit publik në Sicili.

-117.000makina me naftë. Përdorimi i orës legale në Itali konsiston në reduktimin eveprimit të dioksidit të karbonit ekuivalent me një sasi prej rreth 246.000tonelatash.

-50% e italianëve favorizohen nga ndryshimi i akrepave të orës siç është aktualisht.

– +1% është rritja e konsumit të energjisë gjatë kohës kur hyn në fuqi ora verore. Kjo është zbuluar nga një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët merren me këtë çështje: rritja vjen kryesisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera ftohëse gjatë ditëve të nxehta.

-Një në dy fëmijë, sipas një sondazhi të Codacons, shfaqin shqetësime me gjumin për shkak të ndryshimit të orareve.

– Tre javë është koha e nevojshme që të rinjtë mund të mësohen me ndryshimin e orës, kjo sipas një studimi zviceran të kryer te 500 adoleshentë.

-15% është përqindja e të rriturve te të cilët, sipas një studimi të Departamentit të Shkencave Psikiatrike të Universitetit të Sapiencës në Romë, ora e re verore provokon një ndjesi nervozizmi, lodhjeje dhe vështirësi për gjumë.

-3% është rritja e aktiviteteve kriminale, si pasojë e zgjatjes së një ore dritë.

Po pasojat për shëndetin në përgjithësi?

Të pakta janë pasojat, sipas ekspertëve. Më tepër, problemet janë thjesht një psikozë, sesa reale. Gjithçka është shumë më pak e ndërlikuar dhe negative nga ajo që mendohet. Specialistët janë të mendimit se pasojat negative mbi gjumin, janë vetëm probleme të vogla afatshkurtra.

Kjo mund tëjetë hera e fundit?!

Bashkimi Europian, ndërkohë, ka marrë në konsideratë dhënien fund të praktikës, pasi rreth 4 milionë qytetarë votuan kundër procedurës në një peticion “online”. Tani, çdo shtet do të pyetet nëse do të zgjedhë të përdorë të njëjtën orë gjatë të gjithë vitit. Nëse mekanizmi do të ecë siç duhet, atëherë ndryshimi mund të hyjë në fuqi pas një viti.

Ndryshimi i orës fillimisht kishte si qëllim shpëtimin e energjisë përmes garantimit të më shumë drite gjatë mëngjeseve të dimrit, por diskutimet e kohëve të fundit janë fokusuar përreth sigurisë dhe rreziqeve të ngjarjes së makinave në errësirë. Kritikët e ndryshimit të orës thonë se, ajo shkakton probleme me gjumin dhe është jo e shëndetshme. Ndërkohë, Maroku vendosi javën e shkuar të heqë dorë nga ndryshimi i orës, vetëm dy ditë para se kjo të ndodhte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë