Kapet “mostra” pedofile, italiani fshihej prej kohësh në Tiranë

Një mostër i vërtetë ka banuar me vite në periferinë e Tiranës, i pa shqetësuar deri më tani.

Një aksion i përbashkët midis Interpolit, policisë italiane dhe forcave të rendit shqiptare ka mundësuar arrestimin në zonën e Kombinatit, ku bashkëjetonte prej tre vitesh me një grua shqiptare, të një nënshtetasi italian 45 vjeçar me emër Massimiliano Croce. 

Italiani nga Roma ishte i kërkuar në vendlindje me akuza shumë rënda në fushën e pedofilisë, që kishin detyruar Gjykatat italiane ta dënonin me 13 vjet burg për abuzime të shumta nga viti 2003 deri në vitin 2011.  

Viktimat e vogla, shpesh herë me të meta fizike ose mendore, dhunoheshin nga pedofili në strukturat e specializuara ku ai punonte si ekspert.

Massimiliano Croce, i arrestuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare 

Croce kishte në fakt një kurrikulum të pasur në fushën e pedagogjisë dhe sociologjisë, dhe për një ironi të tmerrshme kishte përfunduar doktoratën në Kriminologji me një studim mbi pedopornografinë.

“Monstra” ishte zhdukur qysh nga viti 2013 dhe kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane, që zbuluan disa transaksione bankare në drejtim të Shqipërisë.

Bashkëjetuesja shqiptare, që Croce ndihmonte financiarisht dhe ndodhej në gjendje të keqe ekonomike, ka mohuar që të ishte në dijeni për të kaluarën e errët të italianit, por nga takimi i psikologut me fëmijët e saj adoleshentë dolën në pah një seri ngacmimesh deri në dhunë seksuale edhe ndaj tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN