Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Makinat dhe semaforët do të fillojnë të flasin me njëri-tjetrin shumë shpejt

Nga A2 CNN
29 Tetor 2018, 11:24 | Teknologji

Makinat dhe semaforët shumë shpejt do të fillojnë të flasin me njëri-tjetrin dhe në këtë “bisedë” shoferi nuk do të jetë fare i përfshirë...

Prodhuesit më të mëdhenj të makinave, si Volkswagen, Honda, Ford dhe BMW po zhvillojnë një teknologji që do t’i lejojë mjeteve që të komunikojnë me semaforët në mënyrë që të lehtësojnë trafikun, të zvogëlojnë emetimin e gazrave dhe të rrisin sigurinë rrugore.

Në fillim të tetorit, Volkswagen nisi një projekt me Siemens për të testuar një sistem “inteligjent” të semaforëve në qytetin e selisë së saj qendrore, Wolfsburg. Sistemi do të jetë në gjendje që të njoftojë shoferin (ose makinës pa shofer në të ardhmen) se kur pritet që një seri semaforësh të jenë të gjithë të gjelbër, në mënyrë që trafiku të jetë më i rrjedhshëm. Synimi përfundimtar është që ky sistem të mund të funksionojë me një grup makinash të markave të ndryshme. Volkswagen do të nisë ta përfshijë këtë sistem në makinat e saj që nga viti i ardhshëm.

Komunikimi do të ndodhë përmes teknologjisë WiFi dhe sensorëve, të cilët do ta tregojnë pozicionin e makinës shumë më saktë se sa GPS, sistemi që përdoret edhe sot në telefonat celularë. Ndryshe nga pjesa më e madhe e prodhuesve, Ford ka ideuar një sistem që lejon makinat që të komunikojnë edhe me njëra-tjetrën kur ndodhen në kryqëzim. Shoferët këshillohen të ndryshojnë trajektore ose të ulin shpejtësinë për të shmangur përplasjen. Nëse kjo teknologji gjen zbatim dhe arrin të ketë sukses edhe në zonat me trafik të dendur këmbësorësh, ndoshta në një të ardhme edhe semaforët mund të dalin jashtë përdorimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë