Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Menaxheri” sekuestron kokainë, vë në pranga dy persona në Durrës

Nga A2 CNN
29 Tetor 2018, 10:01 | Kronikë

Dy kilogramë heroinë janë gjetur e më pas sekuestruar nga Policia e Durrësit mëngjesin e sotëm, ndërsa janë vënë në pranga dy persona.

Operacioni i koduar “Menaxheri” ka vënë në pranga dy personat e identifikuar si shtetasit Taulant Lala, 29 vjeç dhe 22-vjeçari Adnand Bufi, të dy banues në Shkozet të Durrësit.

Gjatë kontrollit në automjetin tip BMË me të cilin po udhëtonin, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i airbag-ut.

Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmas transparent, me rreth 2 kg kokainë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli