Merkel nuk rikandidon më si Kancelare në vitin 2021

Europa duhet të përgatitet për një të ardhme pa Angela Merkel. Kancelarja gjermane njoftoi në mënyrë të papritur se do të largohet nga posti në vitin 2021 e se nuk do të rikandidojë më as për kreun e partisë.

Gruaja e fortë e Europës e mori vendimin pas humbjeve të thella në zgjedhjet rajonale te Hessenit këtë fundjavë. “Si kancelare dhe si kryetare e CDU-së unë mbaj përgjegjësi të plotë për sukseset dhe për dështimet. Rezultati i zgjedhjeve në Hessen ishte i hidhur dhe zhgënjyes”, tha ajo.

Vëzhguesit politikë në Bruksel nuk janë të habitur me vendimin e kancelares gjermane, pas krisjeve në koalicionin qeverisës lidhur me çështjen e refugjatëve. Largimi i kancelares nga skena me siguri do të pritet mirë në shtetet kundër hapjes së kufijve si në Poloni, Hungari e tani edhe Itali.

E para që paraqiti kandidaturën për të zënë vendin e Merkelit në CDU ishte sekretarja e përgjithshme e partisë, Kramp-Karrenbauer.

Shkarkoni aplikacionin e A2