Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një trajner çdo 144 ditë, “gripi spanjoll” kap edhe Lopeteguin

Nga A2 CNN
29 Tetor 2018, 21:02 | Futboll

Vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës, Julen Lopetegui njoftoi se në përfundim të turneut do të linte Spanjën për të marrë drejtimin e Real Madrid. Presidenti i federatës Luis Rubiales nuk e priti mirë këtë vendim dhe i dha duart trajnerit dy ditë para ndeshjes së parë të kombëtares në Rusi.

Nuk mund të kishte një fillim më të keq të aventurës madrilene të Lopeteguit, i cili u përzgjodh nga Florentino Perez si njeriu që do të vazhdonte të mbante Real Madrid në majën e futbollit europian...

Por 126 ditë pasi bëri prezantimin zyrtar në “Bernabeu”, Lopetegui u shkarkua nga Perez, me një bilanc dramatik për standardet e Real Madrid. Vetëm 5 fitore në 12 ndeshje, 5 humbje dhe 2 barazime. Humbja 5-1 kundër Barcelonës në “Camp Nou” ishte ndeshja e fundit për Lopeteguin, por nëse mund të ketë ngushëllim për të, nuk është i vetmi spanjoll i cili pëson këtë fund në stolin e klubit me më shumë trofe në vend.

Të gjithë të lumtur... por nuk do të zgjasë shumë: Florentino Perez prezanton Julen Lopeteguin si trajner të Real Madrid në 14.06.2018 

Që prej largimit të Vicente del Bosque, të gjithë trajnerët spanjollë që janë përzgjedhur nga Florentino Perez nuk kanë mbijetuar dot gjatë në “ferrin” madrilen dhe aventura e tyre në drejtim të klubit ka zgjatur vetëm 144 ditë.

Kështu, Jose Antonio Camacho ka zgjatur vetëm 117 ditë në drejtim të skuadrës, Garcia Remon akoma më pak (101 ditë) Lopez Caro mundi të drejtonte ekipin për vetëm 161 ditë ndërsa Rafa Benitez, i parafundit prej spanjollëve, zgjati disi më shumë, 215 ditë.

Një histori “horror” e Perez me bashkëkombësit e tij, krejt e kundërta nga sukseset që Real Madrid ka pasur me trajnerët e huaj, kulmuar me tre trofe të Champions League të fituar nën drejtimin e Zinedine Zidane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani