Perez nuk duron dot më, shkarkon Lopetegui, e zëvendëson me një ish

Julen Lopetegui nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit. Drejtuesit madrilenë vendosën shkarkimin e spanjollit pas ecurisë katastrofike në kampionat, ku në 5 javët e fundit arriti të grumbullojë vetëm 1 pikë.

Vendin e tij do ta marrë një ish, Santiago Solari. Humbja e rëndë në “El Classico”, bindi krerët e Realit të Madridit që të shkëpusin marrëdhëniet me trajnerin Julen Lopetegui. Një pikë në 5 javët e fundit të kampionatit janë të papranueshme për cilindo klub, e më jomë për Realin e Madridit, i cili i ka objektivat e qartë, kreun e tabelës.

Spanjolli, i cili u përzgjodh për të zënë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane, ishte shumë larg sukseseve të francezit që praktikisht fitoi gjithçka me galaktikët.

Tashmë, në rolin e numrit një të stolit do të jetë një tjetër ish-i madrilenëve, Santiago Solari. Argjentinasit që më herët ka drejtuar të rinjtë, por edhe skuadrën e dytë të Realit të Madridit do të drejtojë përkohësisht 13 herë kampionët e Europës. Solari do të debutojë në stolin e galaktikëve në Kupën e Mbretit, ndaj modestëve të Melillastë mërkurën në mbrëmje ndërsa prova e parë zyrtare e argjentinasit do të jetë javën e ardhshme në kampionat, në transfertën ndaj Real Valladolid.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN