Shkatërrohet rrjeti që shpërndante pasaporta bullgare për të huajt

Prokuroria e Përgjithshme e Bullgarisë thotë se ka shkatërruar një grup që bënte të mundur pajisjen padrejtësisht me pasaporta bullgare shtetas të huaj, të cilët përmes saj mund të lëviznin lirshëm dhe të punonin në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas raportimit janë arrestuar më shumë se 20 persona, përfshi këtu edhe zyrtarë të administratës shtetërorë. Njerëzit që donin të merrnin një pasaportë bullgare paguanin deri në 5700 dollarë për një certifikatë të falsifikuar që tregonte se kishin origjinë bullgare.

Policia ka bastisur edhe zyrat e Agjencisë Shtetërore “Bullgarët jashtë vendit”, pasi pjesëtarë të stafit të saj akuzohen se janë të përfshirë në skemën e shitje së certifikatave false të origjinës për shtetas nga vendet jo anëtarë të Bashkimit Europian, kryesisht shtete ku ka minoritet bullgar, si Moldavia, Maqedonia dhe Ukraina. Sipas disa raportimeve agjencia në fjalë lëshonte deri në 30 certifikata të dyshimta në javë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN