Tahiri dorëzon një provë të re në Prokurori: Është vendimtare

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar këtë të hënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një dokument që, sipas tij, është një provë e re që ndihmon në çështjen e tij. Ai nuk ishte thërritur nga prokurorët por ka vendosur që të shkojë atje vetë, në shoqërinë e avokatit të tij.

Provat e reja që Tahiri ka dorëzuar mësohet se kanë ardhur nga Italia dhe duhet të shërbejnë për të përshpejtuar përfundimin e hetimeve nga organi i akuzës.

Ish-ministri i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike nuk pranoi të zbulonte se për çfarë bëhet fjalë. “Dorëzova një provë që e quaj deçizive për procesin. Kam mbi 1 vit që dëgjoj dhe kam heshtur. Prisni edhe ju pak”, u tha ai gazetarëve të pranishëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2