Veseli: Kosova është e përbashkët, të kalojmë inatet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, teksa ka komentuar kërkesën e grupit Parlamentar të LDK-së për seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar një rezolutë që ia ndalon presidentit të flasë për korrigjimin e kufijve, i ka ftuar partitë politike në vend që të bashkohen në mbrojtje të territorit.

Veseli është shprehur se duhet të kalohen inatet politike dhe në vend të parë të vendoset Kosova dhe territori i saj.

“Sot do të procedojmë në bazë të kërkesës së deputetëve dhe do të ketë seancë të jashtëzakonshme. Edhe nga ky vend i bukur thërras për ndërgjegje më të madhe, për përgjegjësi më të madhe shtetërore të gjitha forcave politike në mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës. Energjia kundër njëri tjetrit duhet të transformohet në energji pozitive për njëri tjetrin edhe një energji e vendosmërisë sonë për Serbinë. Ne kemi vetëm një kundërshtar të pavarësisë sonë, ajo është Serbia. Nuk duhet të gjejmë kundërshtar brenda vetvetes, shpresojmë që të kalojnë inatet edhe kolegët e opozitës, Kosova është e përbashkët”, tha ai. Megjithatë, ai nuk ka treguar se a do të votojnë deputetët e partisë që ai drejton për këtë rezolutë.

Shkarkoni aplikacionin e A2