Droga biznes familjar, dënohen 10 shqiptarë

Belgian police special forces patrol after an area of the Forest commune that had been closed by them in Brussels, Belgium February 22, 2018. REUTERS/Yves Herman

Trafiku i lëndëve nakotike ishte kthyer në një “biznes” për një familje shqiptare në Belgjikës, 10 anëtarët e të cilës u vunë në pranga pak kohë më parë, ndërsa së fundmi është dhënë dënimi.

Mediat belge bëjnë të ditur se gjatë një operacioni të ushtruar nga policia belge në Sint-Niklas janë bllokuar katër makina dhe 32,000 mijë euro, të cilat janë vërtetuar se janë përftuar përmes aktivitetit të paligjshëm.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre në  Sint-Niklaas u gjetën sasi të mëdha kokaine e kanabis. Droga ishte futur në kuti në garazh. Dy pjesëtarëve të familjes , Gëzim L. dhe Martin L.  ju është dhënë  dënimi me 5 vite burg , ndërsa ata do të paguajnë në një gjobë prej 8 mijë  eurosh,

Ndërkohë vëllai tjetër i dy vëllezërve Erlind L, mori një dënim me 4 vite burg dhe një gjobë prej 8,000 euro.

Mësohet se të  afërmit e tjerë u dënuan me nga dy vite burg, por bashkë me dënimin ata do të paguajnë edhe një gjobë financiare, duke përjashtuar të pandehurin e fundit, ndaj të cilit gjykata vendosi një gjobë prej 1600 eurosh.

Bëhet e ditur se pjesë e grupit  ishin edhe dy motrat e familjes, të cilat bashkëpunuan me drejtësinë belge dhe për këtë gjykata vendosi t’i lirojë nga akuzat .

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN