Klubet angleze të futbollit nën hetim për pastrim parash

Të paktën një klub profesionist futbolli në Angli është nën hetim për pastrim parash, tha një ministër shteti i qeverisë britanike të martën.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Ben Wallace, ministër për sigurinë, tha se industria e sportit është po aq i cenueshëm sa çdo biznes tjetër ndaj përdorimit për të fshehur burimin e parave të pista. Gjatë një mbledhje të komisionit të Thesarit, Wallace pranoi se autoritetet, duke përfshirë këtu edhe ato të futbollit, nuk kanë bërë mjaftueshëm për të raportuar aktivitetet dyshimta.

I pyetur nga një deputet laburist nëse ka klube profesioniste nën hetim, Wallace tha: “Di për një ose disa që janë nën hetim, por nuk mund të them sa dhe cilët. Kjo i përket hetimeve”.  Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha: “Zakonisht ne nuk konfirmojmë ose mohojmë ekzistencën e hetimeve”…

Futbolli është cilësuar prej kohësh si një objektiv i lehtë për organizatat kriminale që kërkojnë të pastrojnë para, sepse në të qarkullojnë shuma marramendëse parash nga njëri kontinent në tjetrin dhe shpesh është e vështirë të gjesh vendin e origjinës së këtyre parave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN