Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trump shuan "ëndrrën", i hiqet shtetësia automatike fëmijëve që lindin në SHBA

Nga A2 CNN
31 Tetor 2018, 14:26 | Bota

Presidenti amerikan duket i vendosur të shkatërrojë ëndrrën amerikane. Donald Trump tha të martën se do ti japë fund procesit që u mundëson automatikisht shtetësinë amerikane fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara.

 E drejta garantohet përmes një amendamenti në Kushtetutë, por Trump thotë se mund ta ndryshojë atë: “Është qesharake, ne jemi vendi i vetëm në botë ku dikush vjen  për të lindur, dhe fëmija e tij fiton automatikisht shtetësinë dhe të drejta të plota si qytetar amerikan... vërtet qesharake”.

Por edhe pse Trump thotë  se këshilltarët e tij ligjor e kanë siguruar se plani është i mundur,  ligjvënës të djathtë e të majtë nxituan të rrëzonin komentet e presidentit. Kryetari i dhomës së përfaqësueseve Paul Ryan ishte i pari që reagoi: "Si konservator besoj në zbatimin e plotë të kushtetutës dhe mendoj se amendamenti i 14-të është shumë i qartë. Kjo e drejtë nuk rrëzohet dot me një urdhër ekzekutiv”.

Studime të pavarura sugjerojnë se çdo vit në Shtetet e Bashkuara lindin dhe bëhen automatikisht qytetarë mbi 300 fëmijë të shtetasve të huaj pa leje qëndrimi, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. Nuk janë pak, e megjithatë përfaqësojnë vetëm 8 për qind të të gjitha lindjeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë