Kush është mbretëresha angleze… për nga portofoli ? Adele, natyrisht (Galeri)

Anglia e ka një mbretëreshë, dhe këtë e dinë të gjithë. Por shumë mbretëresha dhe mbretër të rinj po shfaqen dita ditës dhe janë gjithmonë e më shumë të njohur nga opinioni publik. Nuk kanë gjak blu, janë të rinj, të talentuar dhe sidomos… shumë të pasur!

Çdo vit revista britanike Heat boton listën e të rinjve nën 30 vjeç më të pasur të estradës britanike.

Për herë të tretë radhazi, “mbretëresha” e showbizit ishullor është këngëtarja Adele, me një pasuri që tejkalon 165 milion eurot. Një pasuri marramendëse, duke parë faktin që vajza e lindur në Londër nuk vjen nga një familje e pasur madje ka jetuar një fëmijëri të vështirë (është rritur vetëm me të ëmën).

Dominimi i këtij klasifikimi duket se do të mbyllet këtë vit, sepse britanikja ka mbushur të 30-at dhe do të dalë nga lista, e zëvendësuar me shumë gjasa nga 27-vjeçari Ed Sheeran, që ka arritur një pasuri rreth 105 milion euro, duke e dyfishuar nga viti i kaluar falë suksesit ndërkombëtar të albumit Divide.  

I treti mbetet një nga aktorët më të dashur nga fëmijët e gjithë botës, Daniel “Harry Potter” Radcliffe, me 98 milion. Edhe pse ka vite që Daniel nuk del në skenë me një rol të suksesshëm, ai ka mbajtur fitimet e dikurshme duke jetuar në mënyre shumë të kursyer dhe të thjeshtë.

Shoqja e tij “magjistare” Ema Watson ka përfituar deri më tani 61 milion por është në rritje,  ashtu si këngëtari më i famshëm i grupit One Direction, Harry Styles, me plot 65 milion euro.

Rita Ora ka siguruar gati 13.5 milion euro

Në listë ka vend edhe për shqiptaren Rita Ora, e cila falë talentit të saj ka arritur një pasuri rreth 13.5 milion euro. Ylli tjetër shqiptar Dua Lipa për momentin nuk del në listë, por duket e sigurt që do ta dominojë atë në vitet në vijim.

Në rang botëror, më e vogla e familjes Kardashian duket e pa arritshme, me një perandori 770 milion euro e arritur në moshën 21 vjeçare falë kozmetikëve dhe marketingut. Shumë më poshtë, por aspak i pafat, idhujt  e adoleshentëve Justin Bieber (295), Taylor Swift (274) dhe Rihanna (223).

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN