Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Më shumë trupa në kufi se sa në Irak dhe Siri, veteranët kundër Trump

Nga A2 CNN
31 Tetor 2018, 16:26 | Bota

Shtetet e Bashkuara do të kenë më shumë trupa ushtarake në kufirin me Meksikën se sa në një nga zonat më të nxehta të luftërave në botë. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e më shumë se 5000 ushtarëve në kufirin jugor të vendit, si masë parandaluese për karvanin e emigrantëve që janë nisur nga Amerika Qendrore.

Vendimi është mbrojtur nga disa prej zyrtarëve kryesorë të Pentagonit, por shumë veteranë e kanë cilësuar si një “akrobaci” politike e Presidentit, pak ditë nga zgjedhjet e mes-mandatit.

“Trump mendon se njerëz të paarmatosur që po ia mbathin nga tmerret dhe që janë ende 1000 kilometra larg janë kërcënim kombëtar një javë para zgjedhjeve?”, tha Will Fischer, një ish-marins që tani punon në një organizatë veteranësh të ushtrisë amerikane. “Nuk mendoj kështu. Është një lojë politike dhe ai po përdor sërish ushtrinë në të”.

Vendosja e 5200 trupave nga Garda Kombëtare në kufirin me Meksikën do të ketë një kosto prej qindra miliona dollarësh, shumë më tepër se sa numri i ushtarëve amerikanë që po luftojnë atë që ka mbetur nga ISIS në Irak dhe Siri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë