Smeraldi “luan” zbulohet në Zambia, vlen mbi 2 milionë euro

Një smerald 5655 karatësh është zbuluar në minierat e Zambias dhe kompania që e zotëron thotë se mund të vlerë deri në 2,25 milionë euro në ankand. Smeraldi, i gjetur nga “Gemfield Mines” në Kangem, tha gjithashtu se guri i çmuar peshonte mbi 1 kilogram.

Ai është emëruar “Inkalamu” që do të thotë “luan” në gjuhën lokale Bemba. Guri, që vlerësohet si një ndër më ta pastrit e gjetur ndonjëherë, do të pritet në copa më të vogla dhe do të nxirret në shitje në nëntor në Singapor.

Smeraldet janë më të rrallë dhe më të vlefshëm se sa diamantet, çka do të thotë që kërkesa në treg për ta është shumë më e lartë. Shumica e smeraldeve të botës gjenden në Zambia, Kolumbi dhe Brazil.

Megjithatë, ky nuk është smeraldi më i madh i gjetur ndonjëherë nga “Gemfield Mines”. Në vitin 2010, po në Zambia, u gjet një tjetër gur i çmuar 6225 karatësh i cili u quajt “elefant” për shkak të madhësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN