Të falësh 6 miliardë dollarë borxhe, e bën Arabia Saudite

Pak ditë më parë, Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje me vende të ndryshme në botë, të cilat kapin një shifër rekord prej 56 miliardë dollarë, në Konferencën e Investimeve të mbajtur në Rijad.

Por ky shtet nuk ndalet këtu. Ditën e sotme ka bërë bujë lajmi se Arabia Saudike ka vendosur të falë një shifër rekord prej 6 miliardë dollarë borxhe. Ky vendim vjen si përgjigje ndaj një iniciative të madhe të zhvillimit, të nisur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Nga kjo falje do të përfitojnë një sërë vendesh të varfra, por emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur.

Nga analistët, kjo nismë e Arabisë shikohet si një mënyrë për të përmirësuar imazhin e dëmtuar të vendit, pas vrasjes në konsullatën e Stambollit, të gazetarit Jamal Khashoggi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN