Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Probleme teknike, Toyota “tërheq” nga rrugët miliona makina

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2018, 13:01 | Ekonomi

Nuk ka qenë një vjeshtë e thjeshtë kjo për Toyotën. Kolosi japonez i industrisë automobilistike ka zyrtarizuar vendimin e saj për të tërhequr nga rruga rreth 1.6 milion autovetura në gjithë botën, kryesisht në Evropë. Vendimi pason tërheqjen e rreth 3 milion e gjysmë makinash në dy episode të tjera në shtator dhe tetor.

Toyota Corolla dhe Avensis në fabrikën e Toyota në Angli

Problemi i fundit i analizuar nga teknikët japonez ka të bëj me modelet Corolla dhe Avensis, që hasën probleme me sistemin airbag të firmës Takata. Në disa raste, airbag-u i pasagjerit mund të hapej në mënyrë anormale, duke rritur rrezikun për dëmtime.

Më pak se një muaj më parë, Toyota tërhoqi më shumë se 2 milion e 400mijë makina të modeleve hibrid Prius dhe Auris të prodhuara nga viti 2008 deri në 2014, për një defekt të paketës të sigurisë që shkaktonte një bllokim të automjetit.


Toyota Prius dhe Auris, modelet hibride më të shitura në botë

 Modeli Prius, makina hibride më e shitur në botë me më shumë se 6 milion copë, ka patur edhe probleme të tjera kohët e fundit, ku 1 milion tjetër është tërhequr për mundësinë e zjarrit në raste ekstreme, për shkak të montimit defektoz të disa pjesëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani