Shpërndanin heroinë në Lushnje, arrestohet 3 persona

Policia e Lushnjes ka finalizuar me sukses ditën e sotme operacionin e koduar “Louse” duke arrestuar 3 persona, të cilët dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në këtë qytet.

Bëhet e ditur nga policia se personat e arrestuar janë shtetasit: Ervis Çokut, 34 vjeç, banues në Lushnjë; Erjon Çokut, 39 vjeç, banues në Lushnjë; Ervin Kiptiut, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Personave të sipërpërmendur iu janë sekuestruar 30 doza heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë të tipit “Zastava” me 8 fishekë.

Arrestimi i tyre është bërë i mundur nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë Lushnjë, ndërkohë që po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN