Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

A jemi gati për ndalimin e makinave të vjetra?

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2018, 16:22 | Aktualitet

Duke nisur nga data 1 Janar 2019 automjetet e prodhuara para vitit 2009 do të ndalohet të importohen në vend. Vendimi i qeverisë, tashmë përfundimtar, vjen si masë për ndotjen e ajrit, por shoqërohet gjithashtu me një rritje të çmimit të automjeteve për shqiptarët. Por a janë gati qytetarët të paguajnë më tepër?

“E vjetra merret se është më e lirë, për ata që nuk kanë”, thotë një zonjë. “Besoj se aq shumë sa janë shtuar në Shqipëri automjetet është më mirë që të rrallohen pak, të përdorin biçikletat”, thotë një qytetar.

Shitësit e automjeteve parashikojnë rënie të kërkesës nga qytetarët. Për ta, çmimet do të rriten.

“E vetmja gjë që na duhet është dogana që të ulet, sepse çmimet janë shumë të larta. Është goxha e kushtueshme të importosh makina të reja”, shprehet Ardit Tola, shitës automjetesh.

Por a mjafton vetëm kjo masë për të mbrojtur mjedisin? Ekspertët rekomandojnë edhe masa për rritjen e cilësisë së karburanteve, sipas tyre, ndotësi kryesor i mjedisit.

“Problematika jonë me ndotjen e ambientit nuk lidhet thjesht me vjetërsinë e mjetit, por edhe me cilësinë e karburanteve që tek ne lë shumë për të dëshiruar. Shpresojmë që edhe këtë pikë ata kemi sipas standardeve të Bashkimit Europian”, thotë Artur Sulçe, ekspert rrugor.

Sot në Shqipëri qarkullojnë 420 mijë automjete, nga të cilat 95% janë të importuara. Pjesa dërrmuese e tyre janë makina të vjetra, që e kalojnë dekadën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani