Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Apple apo Samsung? Telefonin e parë që paloset e realizon firma kineze

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2018, 15:05 | Teknologji

Kompania kineze Royole njoftuar se së shpejti do të hedhë në treg smartfonin e parë që paloset, të quajtur Royole Flexpai.

Telefoni që do të dalë për shitje në fund të dhjetorit bëhet me tre ekrane të ndarë kur paloset dhe do të kushtojë mes 1200 dhe 1600 euro. Produkti i ri i cili u prezantua në Pekin i ka kapur të papërgatitur gjigantët e prodhimit të telefonisë celulare, si Apple dhe Samsung, pasi ekspertët e teknologjisë mendonin se do të ishte njëra prej tyre që do të prodhonte telefonin e parë që paloset.

Flexapi ka një ekran 7,8 polësh që do të ndahet në tre ekrane të ndryshëm kur të paloset. Një tjetër risi do të jetë që kur bëhet një foto, pamjen e sheh edhe përdoruesi i telefonit edhe subjekti i fotos.

Përveç teknologjisë së re, telefoni kinez do të ketë edhe kamera fantastike me 20 megapixel, më shumë se sa iPhone XS, Google Pixel 3 dhe Samsung Galaxy Note 9. Gjithashtu ai ka një RAM prej 8 GB.

Por pika e tij e dobët është çmimi, si dhe pesha prej 320 gramësh, ose 180% më i rëndë se sa iPhone XS.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani