Pasagjerja përleshet me shoferin, autobusi bie në lumë! – VIDEO

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Chongqing të Kinës, ku të paktën 13 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur.

Jo më kot keni parë se në autobusë është i vendosur një shënim: “Mos i fol shoferit!”, por një pasagjere në këtë autobus shkoi edhe më tej, duke u përleshur me drejtuesin e shërbimit urban dhe më pas ndodhi tragjedia.

https://www.youtube.com/watch?v=U1mTooiw_64

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se gjithçka ka nisur pasi pasagjerja nuk ka mundur të zbresë në stacionin ku ajo dëshironte dhe më pas ka nisur konflikti me shoferin e autobusit.

Përleshja është bërë më pas shkaku që drejtuesi i autobusit të humbi kontrollin ndërsa ishte duke lëvizur mbi një urë. Fillimisht, ai u përplas me një autoveturë e më pas ra nga ura duke përfunduar në lum.

Agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua” tha se 13 trupa ishin nxjerrë nga lumi dhe dy të tjerë janë shpallur të zhdukur. Askush nuk besohet të ketë mbijetuar, të paktën sipas mediave në Kinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN