Ushtarët amerikanë bëhen gati në kufi, Trump jep urdhër të qëllojnë – A2

Ushtarët amerikanë bëhen gati në kufi, Trump jep urdhër të qëllojnë

100 trupat e parë amerikanë mbërritën në kufirin me Meksikën në pritje të karvanit me emigrantë që është nisur prej disa javësh tashmë nga Amerika Qendrore. Në total aty do të mobilizohen 7000 ushtarë brenda kësaj fundjave.

Presidenti Donald Trump tha se ishte i përgatitur për të dërguar aty deri në 15000 ushtarë dhe paralajmëroi emigrantët – të cilët janë ende mijëra kilometra larg – se do të qëllohen me armë nëse godasin me gurë.

“Shpresoj që kjo të mos ndodhë”, u shpreh Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Por mund t’ju them që nëse ata godasin me gurë siç bënë në Meksikë atëherë do të konsiderojmë përdorimin e armëve të zjarrit”.

“Disa policë dhe ushtarë meksikanë kanë mbetur të plagosur sepse nuk ka ndonjë dallim nga armët kur një gur të godet në fytyrë. Ky është një pushtim dhe askush nuk po e vë në diskutim këtë”, shtoi Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2