Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zjarri që nuk shuhet prej 4000 vjetësh

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2018, 12:33 | Lifestyle

Zjarret e përjetshme në Azerbajxhan kanë mahnitur dhe frikësuar udhëtarët për mijëra vjet me radhë. Edhe eksploratori venedikas Marco Polo ka shkruar për fenomenin misterioz kur kaloi nga ato anë në shekullin e XII.

“Zjarri aty nuk shuhet prej 4000 vjetësh” , thotë për CNN International Aliyeva Rahila, një guidë turistike lokale. “Edhe kur bie shi, edhe kur bie borë, edhe kur fryn erë, nuk ndalet kurrë”. Vendi ku flakët tërheqin mijëra vizitorë çdo vit ndodhet në gadishullin Absheron në Azerbajxhan, dhe quhet Yanar Dag - mali që digjet.

E është pikërisht kjo zonë që i ka dhënë emrin shtetit si “Toka e zjarrit”.

Zjarre të tillë dikur kanë qenë të shpërndarë kudo në Azerbajxhan, por duke qenë se pengonin nxjerrjen e gazit natyror – një burim jetik për ekonominë e vendit – shumica e tyre janë shuar. Yanar Dag është një prej të paktave që ka mbetur, e ndoshta më mahnitësi.

Dikur ka qenë një qendër e rëndësishme në përhapjen e fesë zoroastriane, e krijuar në Iran por e lulëzuar në Azerbajxhan në mijë vjeçarine parë p.e.s. Për ithtarët e kësaj feje zjarri është një lidhje mes njerëzimit dhe botës mbinatyrore. Sot, pjesa më e madhe e vizitorëve thjesht shijojnë spektaklin, pa menduar shumë për fenë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë