Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama-deputetëve: Është lojë shahu, mos komentoni!

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2018, 18:57 | Politikë

Pas mosdekretimit të kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër I Brendshëm nga Presidenti I Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë dhe të mos e komentoi këtë vendim të Metës, madje këtë gjë ja ka kërkuar edhe deputetëve të mazhorancës.

Por ndërsa është zgjedhur të heshtet në media. Është zbuluar një mesazh që, Kryeministri Rama ua ka shpërndarë të gjithë deputetëve. Në mesazh, Rama thotë se nuk duhet bërë asnjë koment dhe se politika është një lojë shahu.

“Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, lexohet në mesazhin që u ka dërguar Rama deputetëve.

Më herët, Presidenca reagoi me një mesazh të shkurtër: “Presidenti Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm”.

Ky veprim i Metës shënon precedentin e parë që një kryetar shteti nuk shprehet pro propozimit të kryeministrit për dekretimin e një ministri. Edhe pse për shkarkimin e Fatmir Xhafës, Ilir Meta nuk mori shumë kohë, për refuzimin e Sandër Lleshit ai respektoi afatin 7-ditor të përcaktuar nga Kushtetuta. Neni 98 i Kushtetutës, pika 1, thekson se ministri emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i shtetit me propozim nga kryeministri brenda 7 ditëve, duke mos i lënë hapësirë për refuzim, por Ilir Meta vendosi që të mos firmosë propozimin e kryeministri Edi Rama, por nuk dha asnjë arsye për vendimin e tij negativ.

A2 CNN Livestream

Dita jonë