Dortmund në krye, pret i qetë Bayern-in që gabon sërish

Bayen Munchen është befasuar në “Allianz Arena” nga Freiburgu një minutë para fundit të kohës së rregullt, duke i ikur fitorja nga duart.

Në një takim që po shkonte në barazim pa gola, Bayerni shënoi i pari me anë të Gnabry në minutën e 80 dhe kur u mendua se me këtë gol do të mbyllej takimi, Freiburgu bëri surprizën, duke shënuar një minutë para fundit me anë të Holer.

Ndërkohë, e kundërta ka ndodhur me Dortmundin që në transfertën e vështirë të Wolfsburgut është largua me 3 pikë, të siguruara nga një gol i Marco Reus.

Kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë për verdhezinjtë, të cilët presin të shtunën e ardhshme pikërisht Bayern Munchen dhe një fitore ndaj kampionëve do t’ia lehtësonte ecurinë e tyre në vazhdim në kampionat.

Ndërkohë, Bayerni tregon edhe një herë tjetër me këtë barazim se nuk është më skuadra e viteve të fundit, të paktën në Bundeslig, ku e mbyllte çështjen e titullit shumë javë para fundit. Madje, aktualisht renditet vetëm në vendin e tretë me 4 pikë më pak se Dortmundi kryesues.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN