Solari rikthen Realin te fitorja, Suarez “bën Messi-n” te Barcelona

Java e 11 e La Liga-s nisi me një ndalesë në transfertë të Atletico Madrid në fushën e Leganes, në një barazimn 1-1, ndërsa bie në sy rikthimi te fitorja i Realit të Madridit.

Skuadra e drejtuar tashmë nga trajneri Santiago Solari triumfoi pastër 2-0 ndaj Valladolid, por në fakt ky rezultat u arrit vetëm në 7 minutat e fundit të kohës së rregullt, pasi deri në minutën e 83 ndeshja ishte mbërthyer në shifrat e barabarta 0-0.

I pari që realizoi dhe zhbllokoi ndeshjen ishte talenti brazilian Vinicius, ndërsa dy minuta nga fundit, kapiteni Ramos vulosi në 2-0 rezultatin duke kthyer në gol një 11-metërsh.

Reali vinte në këtë ndeshje pas 3 humbjeve radhazi, por pavarësisht 3 pikëve të këtij takimi, sërish madrilenët gjenden në vendin e gjashtë në renditje me 7 pikë diferencë nga vendi i parë që mbahet nga kampionët e Barcelonës.

Në anën tjetër, katalanasit fituan një takim dramatik në tranfertë, ku edhe një herë tjetër luajtën pa Lionel Messin e dëmtuar, por këtë herë ishte Suarez heroi i tyre me dy gola. Barcelona e nisi mjaft mirë transfertën e Vallecanos, duke realizuar që në mintën e 11 me Suarez, por kur të gjithë menduan se katalanasit do të kthenin në një goleadë këtë takim, ndodhi e kundërta dhe vendasit kthyen rezultatin. Deri në minutën e 87, Vallecano ishte në avantazh 2-1, kur Dembele e sërish Suarez e kthyen sërish rezultatin në favorin e Barcelonës, e cila doli sërish me 3 pikët nga kjo tranfertë edhe pa Messin në fushën e lojës.

Shkarkoni aplikacionin e A2