Babai rrezikon burgim të përjetshëm, djemtë e tij drejtojnë perandorinë e drogës

Me El Chapon drejt dënimit të sigurt me burgim të përjetshëm, djemtë e tij Ivan dhe Alfredo janë ata që po drejtojnë perandorinë miliarda dollarëshe të drogës, që edhe pse ka humbur pak terren në krahasim me kartelet e tjerë, mbetet një aktor i rëndësishëm në trafikimin e lëndëve narkotike nga Meksika për në SHBA.

Lajmi konfirmohet nga një raportim i zyrës së prokurorëve të çështjes të cilët thonë se ata mbesin në krye të operacioneve e madje janë konsideruar si të rrezikshëm edhe për faktin që mund të dëmtojnë të gjithë ata që janë përfshirë në procesin kundër babait të tyre.

Një burim i DEA tha për mediat amerikane se ata janë përfshirë në akte të dhunshme për të bërë të mundur që Karteli i Sinaloas të mos humbasë peshën e vet në “tregun” e drogës. Ivan dhe Alfredo mendohet se janë djemtë e preferuar të bosit meksikan, të cilat ai vetë i ka stërvitur për të trashëguar “biznesin familjar”. Ata janë djemtë e gruas së parë të El Chapos, Maria Alejandrina, e cila u martua me të në vitin 1977. Ata kishin edhe një djalë të tretë, Cesar, i cili u vra gjashtë vjet më parë.

Muajin e kaluar, Alfredo dhe Ivan u shtuan në listën e dhjetë më të kërkuarve nga DEA dhe çdo informacion që ndihmon në kapjen e tyre do të shpërblehet me 5 milionë dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN