Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta bën lëvizjen e tij, propozon si kryetare të KLSH gjyqtaren që “refuzoi” Nanon

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2018, 17:58 | Politikë
Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese 

Në mes të “stuhisë” institucionale me kryeministrin Edi Rama, Presidenti Ilir Meta shënon një tjetër lëvizje domethënëse me propozimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha si pasuese e Bujar Leskajt në drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti shqiptar zgjodhi zonjën Tusha mes 34 kandidatura, duke nënvizuar se ajo “ gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë institucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (Vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për t’u zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit”.

Gjyqtarja Vitore Tusha gjatë seancës dëgjimore të Vettingut

Gjyqtarja ka kaluar pa problem në prillin e këtij viti procesin e Vettingut dhe nuk është përfolur për lidhje  të dyshimta ose afere korruptive.

Përtej figurës së saj, nuk mund të mos nënvizohet fakti që me ikjen e zonjës Tusha nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit mbetet vetëm me një anëtar, kryetarin e saj Bashkim Dedja, duke thelluar akoma më tej krizën e këtij institucioni jetik për shtetin.

Por kush është Vitore Tusha?

Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Gjyqtarja Tusha refuzoi në vitin 1995 kërkesën për liri të Fatos Nanos

Lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile nga viti 1986 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Emri i Vitore Tushës mori famë në opinionin publik në nëntorin e vitit 1995, kur si gjyqtare e Kasacionit rrëzoi kërkesën për lirim të parakohshëm të ish-Kryeministrit Fatos Nano, i dënuar me 12 vite heqje lirie.

A2 CNN Livestream

Dita jonë