Atentat në Durrës, vritet miku i Shullazit

durres

Vritet në një atentat në Durrës 39-vjeçari Edison Harizaj, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij, Genti Caci.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e plazhit teksa dy të rinjtë po udhëtonin në një automjet tip “Audi”.

Policia  njofton se ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa automjeti i tyre ishte në ecje. Nuk dihen ende motivet e këtij atentatit, ndërsa policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona, në cilësinë  e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Viktima Edison Harizaj, rezulton një emër i njohur për policinë, me precedentë të  mëparshëm penal. 39-vjeçari dyshohej se kishte kryer një sërë krimesh kundër personit dhe ishte hetuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Pistat ehetimit

Viktima e këtij atentati Edison Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe disa ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Vlorës.

Ai ka qenë i hetuar për vrasjen e gjyqtarit Konomi, drogë, vendosje eksplozivi dhe së fundmi rrëmbimin e Xhaferrit. Ngjarja e rëndë në Durrës, ka bërë që drejt qytetit bregdetar të niset RENEA. Pika kontrolli janë ngritur në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kavajë, ndërsa deri tani janë 12 të shoqëruar.