Do i prishet banesa, Nexhmije Hoxha: Është plan fashist!

Lajmi i një dite më parë se projekti për zgjerimin e “Unazës së Madhe”, në zonën e rrethrrotullimit “Shqiponja”, prek edhe banesat ku jetojnë disa nga familjaret e ish-bllokmenëve, mes të cilëve edhe Nexhmije Hoxha është raportuar tashmë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë marrë edhe reagimin e të vesë së ish-diktatorit, Enver Hoxha.

“Associated Press” raporton se Nexhmije Hoxha e quajti fashist planin e qeverisë për të shembur banesën e saj. 97 vjeçarja tha të hënën se banorëve u ishte thënë të linin banesat e tyre brenda disa ditëve dhe e cilësoi këtë urdhër si akt tipik fashist, raporton, që citon mediat vendore.

Më herët, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, deklaroi se ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”. Nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.

Ndërsa prej ditësh, banorët e Unazës së Re janë në protestë ndaj projektit që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2