Idris Elba, mashkulli më seksi në planet

Idris Elba

Tani është zyrtare. Idris Elba është mashkulli më seksi në planet, të paktën sipas revistës People.

Aktori 46 vjeçar tërhoqi fillimisht vëmendjen me serialin e HBO, the Wire. Ai shijoi gjithashtu një sukses të jashtëzakonshëm me rolin e Heimdall në Thor dhe numëron interpretime mjaft të vlerësuara nga kritika, si ai i Mandelës në filmin mbi jetën e revolucionarit  kundër aparteidit.

Elba gati i panjohshëm në skenën e filmit Thor.

Kur e njoftuan për këtë vlerësim, Elba u shpreh “Eshtë një surprizë shumë e këndshme; me siguri që më përkëdhel sedrën”.

Elba është mashkulli i 33-të që e fiton këtë titull nga revista People. I pari që u etiketua si burri më seksi në planet ishte Mel Gibson në vitin 1985-së. Ndërsa fituesi i vitit të kaluar ishte këngëtari i muzikës country, Blake Shelton.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN