Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kancelari austriak “mesazh” Kosovës

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2018, 11:30 | Kosova

Austria do të mbështesë çdo marrëveshje për të cilën do të bien dakord Kosova dhe Serbia. Ky ishte mesazhi i Kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili pas vizitës në Beograd, ndalesën e radhes e pati në Prishtinë.

Në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kurz përmendi edhe kontributin e Austrisë për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe shkëmbimin territorial.

Mendoj se gjithçka që bëhet në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, qoftë dhe shkëmbimi territorial ose korrigjimi i vijës kufitare do të ketë mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian. Një apel të posaçëm, Kancelari austriak ia drejtoi qytetarëve të Kosovës, të cilët i ftoi të kontribuojnë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu