Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lleshi komandohet në kryer të Ministrisë së Brendshme, Rama: Meta shkeli Kushtetutën

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2018, 11:38 | Politikë

Mazhoranca e nisi herët ditën e sotme, me mbledhjen e në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u dekretua shkarkimi I ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një fjalën e tij të mbajtur në Kuvend, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me vendimin për të refuzuar dekretin për gjeneralin Sandër Lleshi. Ai u shpreh se në asnjërën nga 12 kompetencat e Presidentit nuk parashikohet refuzimi i dekretit.

“Deri tani, Meta kishte respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka baraspeshuar qëndrimin. Por kemi një problem me presidentin që prej të shtunës mbrëma. Një problem i krijuar nga Presidenti në punën tonë, na ka mbledhur sot këtu. Puna jonë është të hartojmë dhe miratojmë ligje dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e 71 deputetëve që e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin e sovranit.

Ne kemi detyrën ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi besimin e presidentit. Kushdo ka të drejtën e vet që të mos na besojë, të hidhet edhe përpjetë, kjo vlen edhe për presidentin. Te 12 kompetencat e presidentit, ndër to nuk figuron kompetenca e refuzimit të kryeministrit dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës nuk do e kishte lënë pa zbuluar edhe pse haptazi partiak. Ai e firmosi dekretin me duart e lidhura nga kushtetuta, pasi u ka thënë copë. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për të refuzuar dekretin për ministrat.

Letra e Metës që më ka ardhur të shtunën mbrëma ishte; ‘kthim përgjigje për emërimin e Sandër Lleshajt. Zoti kryeministër në përgjigje të shkresës suaj; u bëj me dije se, presidenti i Republikës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, por nuk thotë ku mbështetet. Në këto kushte Presidenti nuk mund ti përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj’ kjo është letra. Presidenti nuk ka të drejtë ta refuzojë, por ta dekretojë”, tha Rama.

Lleshi komandohet në krye të Ministrisë së Brendshme

Sandër Lleshi është zyrtarisht ministër i komanduar i Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme fillimisht ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ ministrit të Brendshëm, ndërsa më pas Rama e ka komanduar në drejtimin e këtij dikasteri në vendin e Fatmir Xhafajt.

Rama publikoi një foto me ministrin e ri të komanduar, ndërsa e ka shoqëruar me një status ‘Me drejtuesin e ri të Punëve të Brendshme, gjeneral Sandër Lleshin, pas mbledhjes së qeverisë që vendosi emërimin e tij zv.Ministër i Brendshëm’.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama ka preferuar që ta shoqërojë vetë Sandër Lleshin në ministrinë e Brendshme në prezantimin me stafin. I pranishëm ka qenë edhe ish-ministri Xhafaj që i ka dorëzuar detyrën. Ceremonia ka zgjatur rreth 25 minuta, më pas kryeministri dhe ish-ministri Xhafaj janë larguar, ndërsa nuk kanë preferuar që të bëjë asnjë koment.

Prezantimi është bërë me dyer të mbyllura, ndërsa pas largimit të shefit të qeverisë dhe Xhafës, ministri i ri i komanduar ka zhvilluar një takim me drejtorin e policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe katër zv/ ministrat e Brendshëm, Romina Kuko, Rovena Voda, Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë