Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Paketa fiskale, ekspertët kundër qeverisë: Favorizon oligarkët

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2018, 11:15 | Ekonomi

Për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe kolegët e tij të mazhorancës në komisionin e Ekonomisë, paketa fiskale 2019 është një stimul i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Por nuk janë të këtij mendimi ekspertët. Ata argumentojnë se ndryshimet në taksa e tatime që do të bëhen vitin e ardhshëm iu shërbejnë vetëm një grupi të vogël biznesesh, të afërta me qeverinë.

Pas buxhetit, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka mbrojtur në komisionin parlamentar të ekonomisë paketën fiskale 2019. Përballë kolegëve të tij të mazhorancës, pasi opozita sërish mungoi në sallë, Ahmetaj e konsideroi politikën fiskale të qeverisë si të duhurën për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik.

“Jemi duke shëndoshur financat publike. Pra, po ndodhin dy procese në të njëjtën kohë lehtësimi i barrës dhe ulja e borxhit. Në qendër qëndron përgjegjshmëria e kësaj qeverie”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Por nuk janë të këtij mendimi ekspertët. Ish-ministri i Ekonomisë, Zef Preçi argumenton se ndryshimet në taksa e tatime që qeveria do të bëjë vitin e ardhshëm shkojnë në interes të një grupi biznesesh afër saj dhe jo për qytetarët.

“Nuk shërben për ekonominë në tërësi dhe në fakt favorizon një grup oligarkësh, një grup njerëzish që kanë një normë të lartë fitimi dhe norma e lartë e fitimit në ekonominë shqiptare sigurohet te lojërat e fatit, te bankat dhe në top listë janë koncesinarët”, shprehet ish-ministri Zef Preçi. Duke filluar nga 1 janari, ndryshime do të bëhen në 6 ligje fiskale. Kryesoret janë ulja e dividentit nga 15 në 8%, zgjerimi i bazës në 150 mijë lekë për pagat që taksohen me 23%, TVSH 0% për makineritë bujqësore dhe fasonët, si dhe rritje në 6% e TVSH-së për reklamat në media.

A2 CNN Livestream

Dita jonë