Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkarkojnë kryepolicin e burgut, i djegin garazhin dhe makinën

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2018, 14:40 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë dhe mbi të gjitha e dyshuar e qëllimshme ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Korçës.

Më herët gjatë ditës së sotme u bë e ditur se Adriatik Parisi u shkarkua nga posti i shefit të policisë së burgut të Drenovës, ndërsa tashmë një tjetër lajm ka për të.

Parisi është shkarkuar vetëm sot nga detyra, ndërkohë që mjeti ndodhej i parkuar në garazhin e shtëpisë. Bashkë me mjetin është përfshirë nga flakët edhe garazhi.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e zjarrit, e sigurisht edhe dyshimet nëse ka qenë aksidental apo zjarrvënie e qëllimshme. Nëse do të rezultojë kjo e fundit do të hetohet nëse ka ndodhur për shkaqe në lidhen me detyrën që ka kryer ish-shefi i policisë së Burgut të Drenovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë