Kush ishte miku i Shullazit i vrarë në atentatin e Durrësit

Vendndodhja e vrasjes të Edison Harizaj

Viktima Edison Harizaj, rezulton një emër i njohur për policinë, me precedentë të  mëparshëm penal, pasi 39-vjeçari dyshohej se kishte kryer një sërë krimesh kundër personit dhe ishte hetuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Prej vitesh i skeduar si  kontingjent penal, nipi i një prej kapobandave të vitit 97, është eliminuar pasi dyshohet për një seri vrasjesh. Katër vrasje të viteve të fundit, dy në Durrës dhe dy në Sukth, mbajnë autorësinë e tij.

 Nuk dihen ende arsyet se përse Harizi, i njohur ndryshe dhe si mik i ngushte i të pandehurit Emiliano Shullazi i shpëtoi arrestimit. Prej shumë kohësh, prokuroria e krimeve të renda kish nisur hetimet për disa ngjarje në të cilat ai dyshohet si autor. Por mesa duket këto ngjarje do mbeten pa autor. 

Emiliano Shullazi dhe pjestarë të tjerë të bandës së tij

Emri i tij u bë i njohur për median më 30 qershor 2012, ditën kur RENEA arrestoi ne Lezhë Emiliano Shullazin. Në makinën e blinduar u gjendën armë si dhe mjete të sofistikuara të policisë.  Bashkë me të u arrestua edhe Edison Harizaj i cili pasi doli përpara gjykatës për masë sigurie doli i lirë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2