Flamuri i Kosovës në Notre Dam “skandalizon” serbët

Flamuri i Kosovës në katedralen e Notre Dam të Parisit.

Mjafton edhe një flamur në një kishë franceze për të shkaktuar tension në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka komentuar me tone të indinjuara pamjet që shfaqin flamurin e Kosovës përkrah të tjerëve në katedralen e famshme të Notre Damit në Paris.

Katedralja do jetë skenari i celebrimit të aktiviteteve në kuadër të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, që do të shohë praninë e presidentit kosovar Hashim Thaçi më datë 11 nëntor.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç

“Është një skandal, edhe pse s’mund ti bëjmë gjë!”, është shfryrë kryediplomati serb.

Duke mos u bazuar në një qasje diplomatike, nga momenti që Franca e njeh pavarësinë e Kosovës, ai u bazua në histori, duke thënë që “nuk ekziston paradë ushtarake ku marrin pjesë edhe humbësit, nuk e di si pranoi Thaçi sepse për ata është ditë zie”, duke aluduar në këtë mënyrë faktin që Kosova gjatë konfliktit ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Autoritetet franceze nga ana e tyre kanë ulur tonet duke nënvizuar faktin që prania e flamurit të Kosovës nuk ka domethënie historike por është thjesht procedura e përdorur për çdo delegacion të ftuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2