Hetimet për Rusinë “djegin” Sessions, dorëhiqet Prokurori

Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Session. Kreu i Shtëpisë së Bardhe e kishte kritikuar për muaj me radhë 72-vjeçarin, kryesisht lidhur me refuzimin e tij për të mbikëqyrur hetimet mbi ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016-të, në favor të Trumpit.

Shefi i kabinetit të Sessions, Matthew Whitaker, i cili në të kaluarën e ka kritikuar hetimin, do të zërë përkohësisht vendin e tij.

Në një letër-dorëheqjeje, Sessions, një ish-senator i Alabamës dhe mbështetës i hershëm i Trump-it, e bëri të qartë se vendimi për t’u larguar nuk ishte marrë prej tij.

“I dashur President, me kërkesën tuaj po jap dorëheqjen time. Gjatë shërbimit tim si Prokuror i përgjithshëm, në kemi mbështetur plotësisht sundimin  e ligjit”.

Presidenti nga ana e tij, falenderoi Session për shërbimin në një postim në “Twitter”. I menjëhershëm ishte reagimi i liderit demokrat të senatit Chuck Schummer, i cili tha se me shumë gjasë presidenti fsheh diçka.

Largimi i prokurorit të përgjithshëm ishte i paralajmëruar që kur ky i fundit e shkëputi veten nga hetimet mbi Rusinë ne mars të 2017-tës.

Në një intervistë për “New York Times”,  në vitin 2017, Trump tha po ta dinte se Sessions do të refuzonte përfshirjen do të kishte zgjedhur dikë tjetër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN