Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Kaçifa”, deputetët grekë akuzojnë televizionin shtetëror për lajme të rreme

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2018, 16:08 | Ballkani

Janë 14 deputetë të partisë Syriza, që përbën edhe shumicën në qeverinë greke, të cilët akuzojnë televizionin Star në Greqi për keqinformim të publikut në lidhje me çështjen delikate si marrëdhenia me vendet fqinje.

Në kritikat e tyre, deputetët grekë thonë se televizioni ka prodhuar lajme dhe video të rreme mbi detajet e vdekjes së minoritarit grek, Konstandin Kaçifa në Bularat gjatë aksionit të forcave RENEA. Deputetet e Syrizas pretendojnë se televizioni publik ka raportuar se vrasja e Kaçifës ka ndodhur gjatë përpjekjes për ta arrestuar, gjë që sipas tyre bie në kundërshtim me faktet e publikuara deri më sot.

Gjithashtu videoja e publikuar në këtë TV, sipas deputetëve, është një material që i përket arrestimit të Kaçifës në vitin 2014. Në letrën drejtuar qeverisë, deputetët saktësojnë se kjo nuk është hera e parë që televizioni publik ka abuzuar me informacionin dhe i kërkojnë qeverisë të marrë masa për të mbrojtur të vërtetën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli