Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

KLSH: Skema e ndihmës ekonomike, e dështuar

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2018, 15:25 | Ekonomi

Gjergji del çdo ditë në këtë rrugë të Tiranës për të shitur librat e tij. Prej 27 vjetësh përpiqet që të ushqejë familjen me këtë punë që e ka sajuar vetë. Disa vite më parë, librat i shiste në një kioskë. Tashmë ajo është zëvendësuar me bordurën, ku shpërndan me kujdes librat dhe ekspozon titujt e shumtë. T’ia dalësh mbanë, nuk është e lehtë. Përkundrazi, çdo ditë bëhet më e vështirë. 

Gjergji nuk është i vetëm në varfërinë e tij. Si ai ka me mijëra familje, në kushte edhe më të vështira. Nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura dhe presin me sytë nga qeveria për ndihmën ekonomike. Një skemë që sipas vlerësimeve të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka dështuar, duke mos i ndihmuar familjen të dalin nga pragu i varfërisë.

 Një ndër konkluzionet e dhimbshme të KLSH-së është se vetëm 4% e atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike arrijnë të futen në tregun e punës. Qeveria jep rreth 20.5 miliardë lekë në vit për skemën e ndihmës ekonomike, një fond që nuk ka ndryshuar në vite pavarësisht rritjes që pëson buxheti.

Ajo që ka ndodhur, është përjashtimi nga skema i shumë familjeve, si një mënyrë që ata që mbeten, të përfitojnë disa qindarka më shumë. Aktualisht, ndihmë ekonomike përfitojnë rreth 70 mijë familje. Qeveria parashikon uljen e këtij numri në 67 mijë në tre vitet e ardhshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani