Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mourinho provokon tifozët bardhezi: Më ofenduan gjithë ndeshjen

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2018, 23:12 | Sporte të tjera

Mourinho nuk di të heq dorë nga veprimet e tepruara që shkaktojnë jo pak reagime në media. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare në ndeshjen mes Juventus dhe Manchester United, portugezi u fut në fushën e lojës duke provokuar tifozët e “Zonjës së Vjetër”, duke përfituar nga zhgënjimi i tyre për një humbje të papritur.

Murinho kërkoi t’i kundërpërgjigjej koreve dhe vërshëllimave, të cilat e shoqëruan përgjatë 180 minutave në duelin mes dy skuadrave.

Veprimi i tij nuk u kalua pa u vënë re nga disa lojtarë të Juventusit, si Bonucci apo Dybala, të cilët ishin në limite tw konfliktit fizik, megjithatë Special One nuk ngurroi të përsërisë gjestin e tij sërish.

Në daljen përpara mediave, numri 1 i stolit të United u shpreh se u nxitua për veprimin e bërë dhe se nuk do ta përsëriste më, por gjithsesi tregoi se vuajti ndaj ofendimeve për të dhe skuadrën e Interit të cilën e konsideron familje.

“Flitet dhe flitet për veprimin tim në fundin e ndeshjes. Erdha këtu si profesionist për të bërë punën time. Më kanë ofenduar përgjatë 90 minuta. Nëse do të isha më i ftohtë nuk do ta kisha bërë atë veprim. Kam dëgjuar ofendime nga më të ndryshmet në drejtimin tim, familjes sime, apo familjes interiste”. Nga ana tjetër, trajneri Allegri i pyetur për veprimin e homologut të tij,  kërkoi të shmangë komentet dhe u fokusua te shkaqet e humbjes së skuadrës së tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë