Pronari i shtëpisë publike fiton zgjedhjet, por kishte vdekur prej tri javësh

Një kandidat republikan për në Asamblenë Shtetërore të Nevadas ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme, edhe pse është ndarë nga jeta prej tri javësh.

Dennis Hof, pronar i një shtëpie publike në Crystal, Nevada, vdiq në biznesin e tij teksa po festonte 72-vjetorin elindjes. Emri i tij mbeti në fletën e votimit dhe pavarësisht se tashmë ishtevarrosur, arriti të mposhte kundërshtaren e tij, me 63% të votave.

Fushta e Hof ishte e frymëzuar nga Presidenti Donald Trump, në një zonë ku republikanët kanë shumicë dërrmuese. Distrikti 63 ku Hof po fiton bindshëm, përfshin edhe sipërfaqe tepër të mëdha me shkretëtire ku dikur testoheshin bombat bërthamore.

Por edhe pse fitoi popullaritet mes mbështetësve të Trump brenda Partisë Republikane, biznesi që ai drejtonte e shkëputi nga “peshat e rënda” të partisë në zonë. Nevada është i vetmi shtet në SHBA që ka legalizuar prostitucionin, i cili është përqendruar në disa shtëpi publike kryesisht në zonat rurale. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk preferojnë të jenë shumë të dukshëm, Hof bënte të kundërtën, shpesh duke vendosur edhe postera gjigantë të vajzave që nxirrnin në shtije virgjërinë.

Sipas mediave lokale ligjet shtetërore diktojnë që vendin e kandidatit të vdekur e merr një tjetër pjesëtar i të njëjtës parti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN